E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Ekonomi

E-ZONE/ 804 mln lekë fond për të mbështetur fermerët

 

 

 

Në 24 mars deri në 15 prill hapet thirrja për fermerët që duan të përfitojnë nga skemat mbështetëse të qeverisë. Në dispozicion të tyre do të jenë 804 mln lekëDrejtoresha e AZHBR, Frida Krifca sqaroi në emisionin “E-Zone” në “Vizion Plus” kriteret dhe masat që duhen plotësuar nga fermerët për të përfituar nga skemat.

Reklamë

 

“Nëse krahasojmë me vitin e shkuar, kemi 9 masa mbështetje mbulimi për fermerët. Dy masa të reja kanë të bëjnë me investime në përpunimin e produkteve të ullirit, të bimëve medicinale, të qumështit, për investime të vogla. Kemi çelur edhe një mundësi financimi për të ruajture logjikën e mbështetjes për agroturizmin. Do të mbështesim me 50% të financimit për investime që shkojnë deri në 10 milionë lekë të reja për ngritjen e strukturave agroturistike. Është alokuar një fond prej 804 milionë lekësh. Kemi çelur thirrjen edhe më herët se vjet. Skemën mbështetëse e kryejmë online totalisht dhe kemi mundësi ta veprojmë më shpejt.”

 

Paralelisht me skemën mbështetëse, Ministria e Bujqësisë po shërndan edhe kartat e karburantit për fermerët që të përfitojnë naftë pa taksa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë