Krim i rëndë në Athinë të Greqisë. Një shtetas shqiptar i mori jetën gruas së tij 31-vjeçare me thikë për motive xhelozie.

 

E gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një pallati pas një debati. Pas krimit, shqiptari 40 vjeç u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi: “E vrava se isha xheloz”.

 

Mediat greke shkruajnë se në fillim ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas e ka qëlluar sërish për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *