Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtuar zërat se Kina po fsheh diçka për koronavirusin.

Ai u shpreh skeptik për menaxhimin që kanë bërë autoritetet kineze kur shpërtheu COVID-19.

I pyetur nëse përgjigjja autoritare e Kinës për të mbajtur nën kontroll virusin kishte nxjerr në pah dobësinë e vendeve të Perëndimit, Macron tha se nuk kishte asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku shtypet e vërteta.

“Duke pasur parasysh këto ndryshime, zgjedhjet e bëra dhe ajo që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naivë sa të themi se ka qenë shumë më mirë sesa vendet e tjera përballimin e situatës”, tha ai për “Financial Times”.

Komentet e Macron vijnë në një kohë kur Kina rishikoi numrin e saj të vdekjes në Wuhan, ku filloi shpërthimi, duke u rritur me 50% të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *