Kryeministri Edi Rama ka sqaruar të gjithë ata qytetarë që janë nga rrethet dhe duan të kryejnë vizita shëndetësore në kryeqytet që të pajisen me lejen përkatëse.

Teksa iu përgjigjej pyetjeve të qytetarëve në “Facebook” përmes një komunikimi live, kreu i qeverisë shpjegoi se autorizimi për ugjenca shëndetsore nuk merret në portalin e-albania, por përcaktohet nga Urgjenca Kombetarë.

“Nëse një person nga rrethi ka një viztë shëndetësore në Tiranë, kam dëgjuar shumë komente lidhur me marrjen e lejës në e-albania për vizitat mjekësore, janë marrje leje për vizita shëndetësore të përcaktuar nga mjeku i familjes apo spitali përkatës. Edhe pa ndodhur kjo situatë, e kemi përsëritur pa fund, urgjencën nuk e përcakton ti, por Urgjenca Kombëtare.  Është ajo që vendos nëse ke nevojë për urgjencë. Nuk ka lidhje me e-albania por kontakto 127.  Ndërsa leja që deri dje ishte problem, tani merret fare thjesht, por çdo kush që qarkullon me makinë për të kryer një shërbim mjekësor, por duhet të ketë me vete dokumentin që verifikon se po shkon për në urgjencë.”

Po ashtu, Rama deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet edhe pas datës 24 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *