Një lajm i trishtë vjen nga bota e wrestling, pasi është ndarë një nga legjendat e këtij sporti.

Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Majk Xhons ose i njohur ndryshe me emrin e ringut, Virgil, i cili u shndërrua në një nga ikonat e WWE.

Xhons u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i hidhur ëhstë dhënë nga arbitri i njohur Mark Çarls III. Në vitin 2022, Xhons u diagnostikua me dementia, ndërsa pësoi dhe dy goditje në tru.

Virgil u kthye në një nga ikonat e mundjes së bashku me emra të mëdhenj si Hulk Hogan, Andre The Giant, Rodi Pajper etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *