Prokurori Besim Hajdarmataj ka paditur në gjykatën Administrative kryeprokuroren e përgjithshme Arta Markun, pas vendimit për transferimin e tij në Pogradec, pas ngërçit me dosjen “Shullazi”. Në padinë e tij, prokurori kërkon  shfuqizimin e vendimit për transferimin e tij, pasi nuk ka bazë ligjore dhe se është marrë në kundërshtim me ligjin.

 

Një muaj më parë, kryeprokurorja u padit edhe nga prokurorja Sonila Muhametaj për transferimin që iu bë në rrethe.

 

Paditë do të shqyrtohen nga gjyqtari Avni Sejdi.

 

Deri më tani, ndaj Arta Markut janë ngritur 4 padi, ku më herët ishte çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina që e paditën se u shkarkuan nga detyra në kundërshtim me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *