Nuk janë vetëm yjet ata që përcaktojnë disa tipare të personalitetit të një personi.

Muaji kur keni lindur ka gjithashtu rëndësi të madhe. Besojeni ose jo, teori të tëra fshihen pas tij. Njerëzit e lindur në muajin janar janë të veçantë sepse kanë më shumë ndjenjë humori se të tjerët, shumë shohin tek vetja, janë të guximshëm dhe të pjekur. Kur ata janë të mërzitur bëjnë çmendurira të ndryshme.

Njerëzit e lindur në muajin janar janë mjaft unikë dhe të suksesshëm për disa arsye.Ata kanë më shumë sens humori se të tjerët, janë egocentrikë dhe përgjithësisht janë të guximshëm dhe të pjekur.

Rezultatet e një studimi zbuluan se personat e lindur në dimër janë më të mirë sesa shokët e tyre të lindur gjatë muajve të verës. Shpesh bëhen yje sportiv. Sipas një studimi, në Ligën Australiane të Futbollit, një e treta e lojtarëve kanë lindur në janar.

Profesioni i tyre i ardhshëm mund të jetë mjek. Shumica e mjekëve të përgjithshëm, thonë hulumtimet, kanë lindur në muajin e parë të Vitit të Ri. Mund të bëhen të famshëm. Një studim i botuar në ”Journal of Social Sciences” thotë se numri më i madh i të famshmëve në horoskop janë ‘Ujor’. Kjo do të thotë se ata kanë lindur në fund të janarit, më saktësisht midis 20 janarit dhe 18 shkurtit.

Janë të lindur për të qenë lider dhe kanë standarde të larta jetese. Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur, në kuptimin e mirë të fjalës. Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë, shëndetin dhe mirëqenien. Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti i tipit 1 apo 2. Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore.

Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë. Ndërkaq, nëse dhjetori ju gjeti “single”, duket se janari do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës. Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat të zodiakut. Kështu që merrni laps e letër dhe mbani shënime, pasi muajin tjetër ju presin surpriza emocionuese./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *