Thonë që çelësi për të arritur një qëllim është që ndërmerrni hapa të vegjël, për të arritur atje. Por kjo këshillë nuk vlen për jetën seksuale! Një studim i ri japonez tregon se burrat me hapa të vegjël kanë 40% më shumë të ngjarë të vuajnë nga impotenca, sesa grupi tjetër.

 

E gjitha, thonë ekspertët, lidhet me forcën e muskujve të legenit. Ata që bëjnë hapa më të mëdhenj në ecje, kanë muskuj më të fortë, që përmirësojnë aftësinë seksuale.

 

Studiuesit në Universitetin Hirosaki regjistruan ecjen e 324 burrave duke matur gjatësinë e hapave të pjesëmarrësve, si dhe lartësinë e këmbëve gjatë ecjes. Burrat me hapa të vegjël kishin një rezultat mesatar prej 153 cm, ndërsa hapat e mëdhenj u konsideruan ato prej 166 cm.

 

Pastaj, burrat u vlerësuan duke përdorur testin 5-pikësh të Indeksit Ndërkombëtar të Funksionit Erektil. Pavarësisht nga faktorë të tjerë, rezultatet tregojnë një lidhje midis hapave më të vegjël dhe problemit të ereksionit te burrat.

 

“Forca e muskujve dhe fleksibiliteti i legenit dhe këmbëve janë faktorët kryesorë për problemet me ereksionin”, thotë Dr Shingo Hatakeyama, autori kryesor i studimit.

 

Nëse po kërkoni një motiv të ri për të dale për të bërë vrap, le të jetë ky hulumtim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *