Subscribe

Të shtunat nuk do të jene me te njëjta e monotone. Këto kanë qenë opinionet e dashamirëse të humorit nga teatri i “Al Pazar”. Nisi rrugëtimin mbrëmjen e së shtunës në Vizion Plus “Al Pazar”, e salla e mbushur plot me spektatorë, ishte po aq e gjallë sa edhe spektakli i humorit që u rikthye me sezonin e tij të nëntë. Nuk kanë munguar urimet më të mira për këtë spektakël të ndjekur edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Në radhën e parë të spektatorëve nuk ka munguar as ndjekësja më e rregullt e takimeve të humorit, ajo që i njeh të gjithë aktorët, e që këtë premierë ka duartrokitur më të rinjtë e kësaj trupe të madhe aktorësh. Vizion Plus ju lë takime të tilla me humorin çdo të shtunë në mbrëmje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *