Subscribe

Edhe këtë të shtunë, ashtu si javën e kaluar, dita ishte rezervuar me orë të lira për të gjithë pensionistet. Pas një jave të izoluar në shtëpitë e tyre,të moshuarit mbushën sheshet dhe rrugët kryesore për të shfrytëzuar orarin e liridaljes për te shëtitur.

Ata thonë se urdhri i ri për shëtitjet, ishte domosdoshëm pasi ata e kanë të pamundur të lëvizin ditëve të tjera

Disa prej të moshuarve shprehen se edhe pse jetojnë vetëm, të vetmit që i kanë ndihmuar janë të afërmit e tyre .

Virusi për ata nuk është i vetmi problem, pasi nga  pamundësia ekonomike izolimi bëhet edhe më i vështirë.

Kjo është fundjava e dytë që pensionistët u lëjuan të dalin e të shëtisin, duke respektuar njëkohësisht rregullat e distancimit social. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *