Vajza mos u shqetësoni. Kush ka thënë se moda është vetëm për të gjatat, e ka pasur shumë gabim.

 

 

Zgjuarsia në këtë rast bazohet tek zgjedhja e veshjeve, të cilat ju bëjnë të ndiheni më mire. Sot ju rekomandojmë disa këshilla për tu dukur sa më bukur, por akoma dhe më të gjata.

 

 

 

 

 

1-Mos vishni këpucë shumë të larta

Nëse e keni kompleks që jeni të shkurtra dhe mendoni se takat e larta do ju vijnë në ndihmë, atëherë e keni shumë gabim. Zgjidhni këpucë që të jenë jo shumë të larta, pasi në të kundërtën do ua vënë më tepër në pah gjatësinë tuaj.

 

 

 

 

 

2-Mundohuni që të tërhiqni vëmendje me një pikë të fortë në trupin tuaj

Keni bel të hollë, kofshë të bukura? Bëni që ato të vihen sa më shumë në pah. Në këtë formë vëmendja e njërëzve do të shkojë pikërisht aty ku ju doni.

 

 

 

 

 

3- Jo çanta të mëdha

Siç ua thamë, propocionet janë shumë të rëndësishme. Zgjidhni çanta mesatare ose të vogla, pasi një çantë e madhe do ju bënte të “humbisnit” në të.

 

 

 

4- Zgjidhni veshje të ngushta pas trupit

Veshjet e gjera do t’ju bënin të dukeshit e shkurtër dhe e shëndoshë. Këtë doni? Nuk besojmë.

 

 

 

5- Funde ose fustane me shtat të lartë

Një zgjedhje e tillë, është shumë e mirë që ju të mos dukeni shumë e shkurtër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *