Subscribe

Altin Dani, personi i cili u konfliktua me pronarin e një pike bastesh në zonën e Kombinatit një nate më pare nuk është i panjohur për autoritetet. 38 vjecari me precedentë të mëparshëm penale u plagos më 5 janar 2015 në ngjarjen e ndodhur në rrugën e Kavajës, ku mbeti i vrarë Arianit Sterio, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe u plagosën 2 persona të tjerë. Pas atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serianit dhe plagosjes së Altin Danit dhe Roland Metës në rrugën e Kavajës, Sterio u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë Meta. Për ngjarjen e një nate më parë Dani vazhdon të jetë ne arrati, edhe pse policia gjeti automjetin dhe kallashnikovin, me të cilin qëlloi në drejtim të lokalit të basteve. Sipas informacioneve zyrtare në gjendje të dehur, 38 vjecari u konfliktua me pronarin e lokalit dhe mori armën automatike, duke qëlluar në drejtim të biznesit, i cili ndodhet në rrugën e qelqit në Kombinat. Pak minuta më pas, policia gjeti të braktisur makinën në bagazhin e së cilës ndodhej edhe arma kallashnikov, por asnjë gjurmë të Danit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *