Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pas një sherri me thika në Gjermani.

 

Policia thotë se viktima është paraqitur në spital këtë të enjte me plagë të rënda në trup.

 

Sipas informacioneve, shqiptari është konfliktuar të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas.

 

Mësohet se agresori dhe viktima kanë përdorur të dy thika por 24-vjeçari ka marrë dëmtime më të rënda ndërsa 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

 

Dy të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.

 

Ndërkohë së bashku me shtetasin maqedonas ka qenë edhe një 50-vjeçar I cili gjithashtu ka mbetur I plagosur.

 

“Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftimin e publikuar në gazetën gjermane Bild.

 

Në momentet e para të ngjarjes u ndaluan edhe dy burra të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në konflikt por u lanë sërish të lirë.

 

Shkaku I konfliktit midis të rinjëve nuk dihet ende ndërsa policia ka kërkuar ndihmë për informacione nga dëshmitarët e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *