E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë, shqiptari vret vajzën në Australi

Një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

 

Sipas mediave australiane shqiptari Petrit Lekaj eshte arrestuar nga policia si i akuzuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçares, e cila është gjetur e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet.

 

Reklamë

Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë të lehta në bark, po me thikë.

 

Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy.

 

Babai shqiptar eshte marre në pyetje dhe më pas eshte arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë