Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 40-vjeçar i cili kishte dalë për peshkim bashkë me vëllain dhe miqtë është mbytur.

Sipas policisë gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. N., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Lexo edhe :

Related Posts

Polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Njoftimi:

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. N., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *