Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj pasditen e kësaj të shtune në Shkozë.

 

Viktima, M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme në banesën ku ra zjarri, nuk arriti t’iu shpëtonte dot flakëve, duke ndërruar jetë në vend.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.