E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

E rëndë në Venezuelë, vetëvritet lideri i opozitës

Ilustrim · Vizion Plus

Lider i partisë opozitare Fernando Alberto Alban së Venezuelës është vetëvrarë teksa ishte i burgosur në qendrën e shërbimeve inteligjente venezueliane, Sebin.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp, se Alban po hetohej për tentativën e atentatit në gusht ndaj presidentit Nicolas Maduro.

 

Arrestimi i tij pa një mandat prokurorie, ishte denoncuar në një komunikatë dy ditë më parë nga Pj. Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga Sebin, Alban ka kërkuar të shkojë në tualet dhe kur ka qenë brenda ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i 10-të i godinës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh