Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku një 17 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas policisë e mitura është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU”, njofton polica.