Subscribe

Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin  “Koço Gliozheni” ne Tirane pas lindjes.

 

Mimoza Veizaj nga Mallakastra ka sjellë në jetë në mënyrë natyrale foshnjen dhe pas 48 orësh eshte larguar nga spitali me dëshirën e saj.

 

Por më vonë ajo ka ndjerë shqetësime dhe është paraqitur sërisht në spital me dobësi trupore ku   është shtruar në repartin e terapisë intensive.Por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.

 

Në një sqraim zyrtar të maternitetit, thuhet se 30-vjecarja nuk ka pasur patologji shoqëruese teksa shton se e reja ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

 

Por Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e humbjes humbjes së jetës së30-vjecares.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *