Një grua është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Ngjarja ndodhi në kryeqytet, në rrugën “Memo Meto”.

Në pranga përfundoi burri, 33-vjeçari i identifikuar me iniciale E.M., i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Kjo e fundit, e frikësuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Gruaja aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *