E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Milot/ 34 vjeçari humb jetën tragjikisht në vendin e punës

Një 34 vjeçar në Milot ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë nga lartësia ku po punonte për restaurimin e pallateve.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi Marku Debrova. 34 vjeç, banues në Elbasan.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë