E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Vendi

E rëndë në Lushnjë, gjendet i vdekur në rrugë një 55-vjeçar

Screenshot

Lushnjë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë këte mengjes. Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55 vjec.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë