Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një18-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar fotoksinë.
Veprimi i së resë ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin, i cili është ndaluar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /vizionplus.tv