Triumf Ferati
Triumf Ferati

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.

Burime për mediat lokale në Kosovë bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të bashkise  së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati.  Sakaq, autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fadil Ferati
Fadil Ferati

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Istogut, Fadil Ferati,  ka  ndërruar jetë 14 vite më parë.Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të kësaj force politike.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *