E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Greqi, shqiptari vret partneren rumune

Një grua rumune është vrarë nga partneri i saj shqiptar në Heraklion të Kretës. Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias.

Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka qenë edhe më herët në vëmendjen e autoriteteve greke pasi merrej me drogë, dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe ka vrarë partneren e tij rumune.

Pas aktit të tij, ai vetë ka telefonuar në ambulancën. Megjithatë, gruaja ka vdekur dhe autori është arrestuar. Sipas informacioneve ai ka pranuar krimin e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë