Një 40-vjeçari shqiptar ka mbytur me duart e veta gruan e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lakonia të Greqisë. Pas vrasjes, ai ka njoftuar autoritetet dhe i ka treguar krimin.

 

Në momentin që policia mbërriti në shtëpi konstatoi se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua menjëherë në spitalin e zones, aty ku edhe u konstatua vdekja.

 

Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur pas një debati të fortë mes tyre.

 

Çifti jetonte dhe punonte në këtë zonë, ndërsa mësohet se kanë edhe dy fëmijë të mitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *