Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chalandri të Greqisë, ku një 8-vjeçare humbi jetën pasi u harrua në makinë.

 

Vajza u gjet nga një kalimtar i rastit, ndërsa menjëherë u lajmëruan autoritetet. Fatkeqësisht, vajza mbërriti në spital pa shenja jete.

 

Sipas të dhënave, 8-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga të nxehtit.

 

Prindërit e saj, një 27-vjeçare dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja hyri në automjet dhe sa orë ajo ishte aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *