Një grua ka ndërruar jetë në Gjirokastër teksa është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Shtufit’.

 

Bëhet me dije se gruaja është Aksinja Lulo, rreth 61 vjeçe.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *