Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Aktualisht 16 vjeçarja  ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *