Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani në fillim të këtij voto.

 

 

Media gjermane Bild, bën me dije se një boksier shqiptar është gjetur pa shenja jetë në hekurudhën e trenit.

 

 

Sipas raportimeve mësohet se kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. 23 vjeçari i identifikuar si Liridon.B ishte një kampion boksi për të rinjtë.

 

 

BILD shkruan se në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. Boksieri i ri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit shokun e tij, duke e plagosur rëndë.

 

Ky i fundit shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë.

 

 

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë goditur veten nën ndikimin e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *