E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Fier/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Levan- Qarr. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës, e për pasojë kanë ndërruar jetë një mashkull dhe një femër, ende të paidentifikuar.

Reklamë

Policia, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji.

Ndërkohë, po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë