Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 39-vjeçar është gjetur i pa jetë në automjet. I riu dyshohet se është vetvrarë me armë zjarri.
Automjeti tip “Volkswagen”, ku u gjet viktima, ndodhej i parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daulla.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes