Kronikë
E rëndë në Divjakë/ Burri ekzekuton me armë gruan, më pas vret edhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Një 58-vjeçar ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij. Më pas, është vetëvrarë.
Bëhet fjalë për Hekuran Rrasën, i cili qëlloi me armë gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe.
Reklamë
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




