Një 26-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia e Dibrës pas dyshimeve se ai ka mashtruar një të mitur të cilën e ka marrë në automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

 

26-vjeçari i identifikuar si E.D., akuzohet për rrëmbimin dhe kryerjen e marrëdhënieve me të miturën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *