E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Bushtricë/ Një person bie nga ura, humb jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në Bushtricë, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura Hekurudhore e Bushtricës, duke ndërruar jetë në vend mbi rrugën automobilistike që kalon poshtë urës.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë