E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Berat! Vritet aksidentalisht me armë gjahu 57 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bogdan të Beratit mbrëmjen e kësaj të premte. Një 57-vjeçar ka mbetur viktimë nga pakujdesia.

Policia njofton se dy shtetas kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht shtetasi Th. K., 53 vjeç ka qëlluar me armë gjahu padashje shtetasin A. T., 57 vjeç, të cilin e ka ngatërruar më një kafshë të egër.

Pas goditjes me armë gjahu, 57-vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë