Kronikë
E rëndë në Berat, përdhunohen dy adoleshente, arrestohen autorët e dyshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 16-vjeçare dhe një 19-vjeçare dyshohet të jenë përdhunuar. Policia njofton se ka vënë në pranga 33-vjeçarin, A.N si dhe 20-vjeçarin, A.SH, të dy të dyshuar si autorë të dhunës seksuale ndaj adoleshenteve.
Policia po heton ngjarjen e rëndë dhe po punon për dokumentimin e provave e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve./vizionplus.tv/




