Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

 

Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar drejt vetes.

 

Familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak në dhomë.  Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit, ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit.

 

Burime të besueshme nga Morgu i Beratit,bëjnë me se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën.

 

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendgjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por nuk e kishte kryer tampon.

 

Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij, i cili kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *