Një 10-vjeçar është mbytur këtë të martë në lumin Fanë, Mirditë.

Dyshohet se fëmijën e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas. Për shkak të errësirës, kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, do të vazhdojnë në orët e para të mëngjesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *