Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni ku një 23 vjeçare është gjetur e masakruar në shtëpinë e saj.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në trupin e modelesz 23-vjeçare Alondra Getsemani Villasenor janë gjetur shenja thike dhe se është qëlluar me plumb në kokë.

 

23-vjeçarja përveçse modele ishte edhe trajnere fitnesi. U bë e ditur se modelja u gjet nga nëna e saj, e cila në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë.

 

Gjithashtu mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur, kur u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *