E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë/ Kafshohet nga qentë, humb jetën 61-vjeçarja në Berat

Një 64 vjeçare ne Berat ka humbur jetën pasi është kafshuar nga qentë teksa punonte në parcelën e saj me ullinj.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik, dhe viktima Selime Braushi, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga sulmi i qenve.

 

Burime nga spitali rajonal i qytetit bëjnë me dije se këtë të enjtje është paraqitur një grua rreth 64 vitesh e kafshuar nga qentë ndërsa nuk ka mbijetuar dot plagëve.

 

Ndërkohë banorët e fshatit bëjnë me dije se prej disa ditësh në këtë fshat një kamion ka hedhur disa qen, që dyshohet të jenë bledhë nga Tirana apo Elbasani, duke u kthyer në një rrezik dhe kërcënim për banorët e zonës.

Vazhdo të lexosh