Kronikë
E rëndë/ Gjendet i vdekur i riu shqiptar në Itali

Il Cpr di Gradisca d'Isonzo in una foto di archivio ANSA /ALICE FUMIS
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.
Një i ri shqiptar u gjet pa shenja jete në një qendër emigrantësh në Gradisca d’Isonzo (Gorizia).
Lajmi bëhet i ditur nga Ansa.it, e cila shkruan se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Mësohet se shqiptari qëndronte në dhomë bashkë me një maroken.
Shtetasi maroken u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndersa autoritetet vendase kanë nisur hetimet.
I riu 28-vjeçar ndodhej i karantinuar në qendrën e emigrantëve, për shkak të koronavirusit./Vizion Plus/




