Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një futbollist 21-vjeçar ka ndërruar jetë apsi ka humbur ndjenjat në fushë.
Mediat raportojnë se futbollisti i Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Mësohet se i riu u ndje keq në dhomat e zhveshjes dhe më pas u rrëzua pak minuta më vonë në fushë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, me puls ende. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha ai fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë pas një ore.
Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.





