Një krim brenda familjes është parandaluar këtë të shtunë nga policia e Durrësit.

 

Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur në Rrashbull, ku bëhet me dije se djali kishte mbyllur dhe kërcënonte me thikë babanin në një dhomë të shtëpisë.

 

Ishte motra e autorit, S.Z, 35 vjeç , ajo që njoftoi policinë dhe bëri denoncimin, ndërsa dyshimet janë se autori ka probleme të shëndetit mendor.  Mësohet se teksa policia ishte përpjekut të negocionte me 35-vjeçarin, ai nuk kishte pranuar dhe kishte qëlluar me levë të atin.

 

Viktima e sulmit, S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë sipas policisë shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë  për ta vrarë. Policia ka negociuar më  shtetasin S.Z  që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur  Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri  të atin me thikë për ta vrarë.

 

Gjithashtu autori, S.Z., 35 vjeç  është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *