Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Milanos, ku një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçari shqiptar ka rënë nga çatia e një ndërtese në qendër të Magenta-s të Milanos, kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra duke vdekur në vend.

Viktima ishte pronari së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet e ndërtesës. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së shqiptarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *