E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E rëndë, 34 vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë

Një shqiptar është gjetur i pajetë në Itali, në një rrugë të izoluar në qytetin e Isola Rizza, në zonën e Veronës, pranë një ferme.

 

Mediat italiane raportojnë viktima është Ervin Karafili, 34 vjeç, i cili u gjet i qëlluar me plumb në kokë

 

Reklamë

Viktima është qëlluar me dy qitje pas kokës në parkimin e një restoranti agro-turizmi dhe më pas është parë që një makinë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja. Gjithahstu bëhet me dije se Karafili kishte precedent penal për trafik droge.

 

Sipas policisë, me siguri që i riu shqiptar është qëlluar nga afër. Nuk dihet nëse vrasja është bërë për larje hesapesh për trafik droge, ndërsa kjo pistë po hetohet.

 

Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë