Subscribe

Detaje të reja vazhdojnë të dalin në drotë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babanë e saj.

Krushku i 50-vjeçarit, me djalin e të cilit është martuar vajza e tij e madhe, ka folur për kamerat dhe është shprehur i tronditur për ngjarjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ka thënë se i njihte si familje të mirë, teksa për vajzën është shprehur se “nuk mbyt dot një pulë e jo më një njeri”.

“Nuk di asgjë, nuk kam asnjë informacion, Pëllumbi ishte zotëri burrë, është nga Kruja. Është vendosur këtu, ka vite. Ka pasur familje të mirë, me sa e njohim neve. Ai punonte roje tek varrezat e makinave. Një nga vajzat e tij e ka djali im, e njohim si familje të mirë. Nuk e kemi ditur çfarë konfliktesh kanë pasur. Rreth 2 javë më parë na thanë që ka humbur, më vonë morëm vesh që u gjet makina. Sot na njoftuan që është gjetur.

Vajza nuk mbyt dot një pulë, jo më njeri. Nuk e di a ka persona të tjerë të përfshirë. Janë çështje familjare, ishte shumë e mirë, studentë, nuk të shkon mendja që ajo ka bërë këtë veprim. S’kam informacion fare që vajza do të fejohej, s’dimë të kenë pasur konflikte. Ka ndodhur kjo, ndoshta ia kanë lënë vajzës”, tha krushku i viktimës.

E reja dëshmoi para uniformave blu se shkak i këtij krimi u bë insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet e vazhdueshme në familje.

Trupi po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar nëse e reja është ndihmuar nga dikush tjetër në krimin e rëndë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *