E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vajza vdes pas operacionit, policia nis hetimet, mjekët thonë se kanë ndjekur protokollet

Një vajzë 28-vjeçare ka ndërruar jetë dje, pas një operacioni në një spital privat në Tiranë. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, e cila ka nisur hetimet për mjekim të pakujdeshëm.

Mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme.

Reklamë

Prokuroria po verifikon lëvizjet dhe detyrat që janë kryer per pacienten Irida Hasalla, e cila besohet se vuante edhe nga një sëmundje e rëndë.

Gjithashtu është sekuestruar dokumentacioni i plotë i ndërhyrjes kururgjikale, kartela mjekësore  si dhe materiale të tjera./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë