E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E qëlluan disa herë me thikë/ Humb jetën deputeti britanik

Ka ndërruar jetë deputeti konservator në Britaninë e Madhe David Amess pasi u qëllua disa here me thikë ditën e sotme. Mediat britanike raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar.

69-vjeçari, i cili ishte deputet i Southend Ëest në parlamentin britanik u qëllua me thikë ndërsa takonte një zyrtar lokal në kishën Belfairs Methodist në Essex.

Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë