Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

E PLOTË/ Sulmi me dy viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, profili i mjekut saudit që “mbolli” vdekjen! Dëshmi tronditëse

21 Dhjetor 11:56

Të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në tregun e  Krishtlindjes në Gjermani.

Policia tha se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut, ndërsa qeveria lokale konfirmoi se 68 persona u plagosën, 15 në gjendje të rëndë.

Një makinë tip BMW SUV e zezë u përplas me shpejtësi të madhe në turmën e mbledhur në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg.

Shoferi, një mjek 50-vjeçar saudit, u arrestua menjëherë dhe policia po heton për motivet e ngjarjes së rëndë.

Profili i autorit

Taleb A. mbërriti në Gjermani në vitin 2006 nga Arabia Saudite dhe që nga viti 2016 ka marrë statusin e azilit si refugjat politik.

Në fakt, ai ishte një anëtar i shquar i komunitetit saudit në Gjermani dhe vepronte si një pikë kontakti për bashkatdhetarët e tij që kërkonin azil, kryesisht gratë, ndërsa ishte veçanërisht aktiv në rrjetet sociale dhe me postimet e tij shpesh ishte kundër Islamit.

Sipas RTL, ai kohët e fundit shprehu pakënaqësinë e tij me politikën e shteteve të Gjirit dhe mbështeti Alternativën për Gjermaninë (AfD), ishte një fans i Elon Musk, përqafoi shumë teori konspirative dhe nuk ishte i njohur për autoritetet gjermane si i radikalizuar.

50-vjeçari saudit punoi si mjek në departamentin psikiatrik të një klinike në Bernburg, rreth 50 kilometra në jug të Magdeburgut.

Një ekspert për terrorizmin foli për mungsë sigurie

Eksperti i terrorizmit Hans-Jakob Schindler nga Projekti Kundër Ekstremizmit vuri në dukje mungesën e sigurisë, duke iu referuar sulmit ndaj turmës në Magdeburg.

“Së pari, është e habitshme që një automjet i çdo madhësie mund të arrijë në një treg Krishtlindjesh në një qytet të madh. Fakti që një sulm i tillë ishte i suksesshëm tregon një gabim sigurie”, tha Schindler duke folur në kanalin gjerman ZDF.

“Mënyra për të parandaluar një sulm të tillë është një perimetër i mbyllur me barrikada betoni ose metali të rëndë”, theksoi ai.

Barrikada të tilla janë vendosur në shumë tregje në Gjermani që nga sulmi vdekjeprurës në tregun Breitscheidplatz në Berlinin Perëndimor në vitin 2016.

Duke iu referuar profilit të sulmuesit të dyshuar, Hans-Jakob Schindler theksoi se fakti që ai është 50 vjeç është mjaft i pazakontë, pasi vitet e fundit sulme me motive islamike janë kryer nga njerëz gjithnjë e më të rinj, madje edhe nën moshën 20 vjeç, të cilët gjithashtu radikalizohen më lehtë, qoftë edhe nëpërmjet internetit.

“Mosha është e pazakontë, por kombësia është gjithashtu e pazakontë”, tha ai, duke vënë në dukje se hera e fundit që sauditët u përfshinë në një sulm terrorist ishte në vitin 2001, në sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Dëshmitë

Dëshmitarët okularë thonë se makina, BMW e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes me turmën në sheshin para bashkisë.

Videot në mediat sociale tregojnë një makinë që kalon me shpejtësi në turmë dhe njerëz që vrapojnë në panik nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët okularë thonë se makina e sulmuesit pasi ka kaluar barrierat është përplasur në një treg me disa familje. Ata shtojnë se shoferi ka qenë duke lëvizur në mënyrë zig-zag.

Shumë prej tyre arritën të hidheshin anash dhe të shpëtonin.

Një dëshmitar përshkruan ngjarjen

Një dëshmitar i tha Sky News se dëgjoi njerëzit që bërtisnin ndërsa makina kalonte me shpejtësi nëpër tregun e Krishtlindjes.

Liam Clowes, 29 vjeç, ishte në treg me të dashurën e tij kur dëgjoi një zhurmë të fortë.“U ktheva dhe në fillim mendova se zhurma ishte nga karuseli i fëmijëve që ndodhej pas nesh”, tha ai.

“Papritmas një makinë vjen nga e djathta jonë. Ai po lëvizte me shpejtësi dhe e kuptova se diçka e rëndë po ndodhte.

Clowes tha se makina ishte rreth 15 metra larg dhe ai pa se ajo godiste njerëzit.

“Shoferi nuk frenoi, vetura vetëm kaloi nëpër njerëz”, tha ai, duke shtuar se ka dëgjuar të bërtitura, ka kapur dorën e të dashurës dhe ka vrapuar në drejtim të kundërt.

Mesazhet e mbështetjes

Presidenti francez Emmanuel Macron, ndër të tjera, shprehu mbështetjen e tij për viktimat dhe familjet e tyre, dhe tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga “terrori i përjetuar nga vizitorët në tregun e Krishtlindjes dje.”

Profondément choqué face à l’horreur qui frappe ce soir le marché de Noël de Magdebourg en Allemagne.

Je pense aux victimes, aux blessés ainsi qu’à leurs proches et à leurs familles. La France partage la douleur du peuple allemand et exprime toute sa solidarité.

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 20, 2024

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në postimin e tij në X thekson se “mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre, por edhe të gjithë të prekurit” dhe nënvizon se Greqia solidarizohet me popullin gjerman dhe thekson se dhuna nuk ka vend në shoqëritë tona.

Deeply shocked by the tragic attack at the Christmas market in Magdeburg. Our thoughts are with the victims, their families, and all those affected. Greece stands in full solidarity with the German people during this difficult time. Violence has no place in our societies.

— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) December 20, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, i shkroi X se kontaktoi me kancelarin Olaf Scholz për të shprehur mbështetjen e tij, dhe zëvendëspresidentin e Donald Trump, J.D. Vance, i cili shkroi “çfarë sulmi i tmerrshëm kaq afër Krishtlindjeve!”.

Horrific scenes from a Christmas market in #Magdeburg. I have reached out to @Bundeskanzler to offer my condolences. My thoughts are with the victims and their families. #NATO stands with #Germany.

— Mark Rutte (@SecGenNATO) December 20, 2024

Edhe përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, shprehu mbështetjen e Antonio Guterres dhe Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me motivin e sulmuesit, autoritetet thanë se hetimet po vazhdonin.

Një sulm i ngjashëm me atë të Berlinit

Tetë vjet më parë, Gjermania përjetoi një sulm të ngjashëm terrorist.

Më 19 dhjetor 2016, Anis Amri, një tunizian me lidhje me islamistët që kishin kërkuar azil në Gjermani, u fut në një treg Krishtlindjesh në Berlin me një kamion. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmuesi u arratis, por u vra në një shkëmbim zjarri në Milano disa ditë më vonë./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjermani magdeburg Sulmi

Nga e njëjta kategori

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë, merren në pyetje tre persona

më shumë...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ul naftën me 3 lekë

më shumë...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me Trump, çfarë nuk u pa nga vizita e monarkut në SHBA

më shumë...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin 5-4! Gjithçka do të vendoset në “Allianz Arena”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

8:51

Horoskopi ditor: Vendimet dhe emocionet që do...

8:04

Moti sot: Ditë e qëndrueshme në vend,...

7:37

Skadon afati për presidentin e ri! Kosova...

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Hapet Tiranë-Durrës! Çlirohet trafiku drejt kryeqytetit, pri...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.